Aksident i rëndë në Bazel: Një fëmijë shqiptar nga Maqedonia goditet nga kamioni dhe vdes - Gazeta Express
string(88) "aksident-i-rende-ne-bazel-nje-femije-shqiptar-nga-maqedonia-goditet-nga-kamioni-dhe-vdes"

Aksident i rëndë në Bazel: Një fëmijë shqiptar nga Maqedonia goditet nga kamioni dhe vdes

Maqedoni

Gazeta Express

29/06/2024 15:09

Pasditen e së premtës ka ndodhur një aksident fatal në Shën Johan, transmeton albinfo.ch.

Fëmiju shqiptar thuhet se duke kaluar rrugën në vendkalimin zebra është goditur nga një kamion dhe është rrokullisur për disa metra. Fëmija ka ndërruar jetë në vendngjarje, shkruan policia kantonale në një deklaratë, transmeton tutje albinfo

Lexo Edhe:

Për shkak të hetimeve për aksidentin, Elsässerstrasse dhe Hüningerstrasse nuk ishin të aksesueshme deri rreth orës 15:30.

Policia është në kërkim të personave që mund të japin informacion për aksidentin. Policia kantonale dhe brigada e shpëtimit dhe zjarrfikësve të Basel-Stadt ishin gjithashtu në detyrë.

Burimet e albinfo.ch thonë se fëmiju i vdekur është shqiptar, nga Maqedonia, ndërkohë që sot e kishin ditën e nisjes për pushime në Kërçovë. /Albinfo.ch