Një aksident mes dy veturash ka ndodhur sot në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 11:00, në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Disa pamje nga ky aksident janë publikuar në media: