Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Ohër, lëndohen 4 persona - Gazeta Express
string(58) "aksident-i-rende-ne-rrugen-kercove-oher-lendohen-4-persona"

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 13:24

Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Ohër, lëndohen 4 persona

Maqedoni

Gazeta Express

02/07/2024 13:24

MPB njofton se datë 01.07.2024 në orën 19:10, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, pranë fshatit Mesheishtë, Ohër, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Audi”, i drejtuar nga I.P. (22) nga Struga, dhe një automjeti “BMW”, i drejtuar nga A.P. (34) nga fshati Livadhi i Strugës, të dy me tabela strugane.

Në aksident, pasagjeri nga automjeti “Audi”, M.P. (49) nga Struga, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër, ndërsa me lëndime trupore u lënduan të dy drejtuesit dhe një pasagjere nga automjeti “BMW”, F.R. (28) nga Struga, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Struga dhe Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Ohër ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes.

Lexo Edhe: