string(69) "aksident-mes-dy-veturave-ne-skenderaj-nje-i-vdekur-e-kater-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 14:58

Aksident mes dy veturave në Skenderaj, një i vdekur e katër të lënduar

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 14:58

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Klinë të Ulët të Skenderajt, ku një person ka vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha Gazetës Express se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe se viktima është grua 65 vjeçare.

Po ashtu janë lënduar katër persona tjerë.

“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në rrugën rajonale  Mitrovicë -Skenderaj  përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në  aksident janë  përfshirë   dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë  pësuar  edhe katër  persona tjerë  të  cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë.  Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin”, tha Zahiti për Express.