string(66) "aksident-ne-magjistralen-peje-prishtine-automjeti-godet-kembesoren"

Aksident në magjistralen Pejë- Prishtinë, automjeti godet këmbësoren

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 17:29

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi tha për Express se këmbësorja rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet.

Lexo Edhe:

Gashi shtoi se ajo është dërguar fillimisht në Emergjencën e  Spitalit, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, në magjistralen Pejë – Prishtinë, afër fshatit Qyshk, ku një automjet ka goditur këmbësoren. Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe e lënduara ka marrë trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit, por pak më parë është  nisur për në QKUK. Gjendja e saj është e rëndë,” ka thënë Gashi.