Aksident në Sllovaki, 5 viktima nga përplasja e trenit me autobusin - Gazeta Express
string(66) "aksident-ne-sllovaki-5-viktima-nga-perplasja-e-trenit-me-autobusin"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 22:50

Aksident në Sllovaki, 5 viktima nga përplasja e trenit me autobusin

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 22:50

Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident në Sllovaki, ku një tren dhe një autobus janë përplasur me njëri-tjetrin.

Aksidenti i rëndë që përfshiu mjetet e transportit publik ka ndodhur pranë Nova Zamka, në linjën ndërkombëtare të trenave nga Praga në Budapest. Qyteza ndodhet 110 kilometra në lindje të kryeqytetit Bratislava.

Lexo Edhe:

Sipas shërbimeve të urgjencës përveç viktimave në vendngjarje ka edhe 5 të plagosur.

 “Sipas informacioneve nga ekipet e emergjencës, pesë persona kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe të paktën pesë të tjerë janë lënduar”, kanë shkruar shërbimet e emergjencës në Facebook./a2cnn