string(51) "aksident-trafiku-ne-prishtine-lendohet-motociklisti"

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 19:34

Sot rreth orës 18:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Express se “si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor”.

Lexo Edhe:

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, shtoi ajo.