string(74) "aksidenti-qe-la-te-lenduar-nje-kembesore-i-arrestuari-eshte-zyrtar-policor"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 21:56

Aksidenti që la të lënduar një këmbësore, i arrestuari është zyrtar policor

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 21:56

Inspektorati Policor i Kosovës, njofton arrestimin e një zyrtari policor, i cili është përfshirë në një aksident trafiku sot në Qyshk të Pejës me ç’rast mbeti e lënduar një këmbësore.

IPK informon se zyrtari policor ka qenë me automjet civil dhe jashtë detyrës zyrtare.

Lexo Edhe:

Zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Të njëjtit  me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore .

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa  personi i  lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes,  zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

 Të njëjtit  me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.