Aksidentohet makina e policisë në Gjirokastër, plagosen 3 persona - Gazeta Express
string(64) "aksidentohet-makina-e-policise-ne-gjirokaster-plagosen-3-persona"

Aksidentohet makina e policisë në Gjirokastër, plagosen 3 persona

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 17:59

Një patrullë e policisë në Gjirokastër është përfshirë në aksident me një makinë tjetër.

Uniformat blu njoftojne se si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 3 persona; dy policë dhe shoferi i makinës tjetër.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.