string(83) "aksion-i-antidroges-ne-kosove-sekuestrohet-kokaine-arme-dhe-arrestohen-pese-persona"

Aksion i Antidrogës në Kosovë: Sekuestrohet kokainë, armë dhe arrestohen pesë persona

Gazeta Express

22/04/2025 18:47

Një aksion i madh policor është zhvilluar sot nga Policia e Kosovës, konkretisht nga njësia antidrogë, në kuadër të një mase të veçantë hetimore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Gazetën Express se aksioni ka filluar rreth orës 15:00 dhe ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të kokainës, armëve të zjarrit, automjeteve dhe provave të tjera materiale.

Lexo Edhe:

Sipas Hoxhës, deri në këtë fazë të operacionit janë arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërsa bastisjet janë ende duke vazhduar në disa lokacione të tjera në vend.

“Pas realizimit të plotë të operacionit policor do të njoftoheni për detajet dhe rezultatet konkrete,” ka deklaruar ai për Gazetën Express.