string(98) "aksioni-i-djeshem-ne-prishtine-prokuroria-jep-detaje-jane-sekuestruar-droge-vetura-telefona-e-para"

Aksioni i djeshëm në Prishtinë, Prokuroria jep detaje – Janë sekuestruar drogë, vetura, telefona e para

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 11:48

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje rreth një aksioni që është zhvilluar në Prishtinë ku është goditur një rrjet i shpërndarjes së kokainës, duke njoftuar se janë ndaluar tre person, për të cilët do të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, shkruan Gazeta Express.

Nga prokuroria është bërë e ditur edhe se, janë sekuestruar substanca narkotike me peshë të përgjithshme katër (4) Kg e 945.27 gram; Tre (3) telefona; Dy (2) vetura; Dy (2) pistoleta; Gjashtëdhjetë e katër (64 fishek); si dhe para të gatshme rreth katër mijë (4,000) euro.

Lexo Edhe:

Komunikata:

Prishtinë, 23 Prill 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se pas një punë hetimore duke i zbatuar masat e veqanta hetimore, Prokurori i shtetit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë arritur të identifikojnë një rrjet të personave të dyshuar për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ bazuar nga neni 267 dhe nenin 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në rastin konkret me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, dhe po ashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar substanca narkotike me peshë të përgjithshme katër (4) Kg e 945.27 gram, tre (3) telefona, dy (2) vetura, dy (2) pistoleta, gjashtëdhjetë e katër (64 fishek) si dhe para të gatshme rreth katër mijë (4,000) euro.

Prokurori i shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurëve.

Për këtë aksion ka lëshuar komunikatë edhe Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme. /GazetaExpress