string(125) "aksioni-i-policise-raportohet-se-eshte-arrestuar-edhe-sulltan-bela-babai-i-te-dyshuarit-kryesor-per-vrasjen-e-rreshterit-lika"

Aksioni i Policisë – Raportohet se është arrestuar edhe Sulltan Bela, babai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 10:48

Në kuadër të hetimeve përkatësisht aksioneve për vrasjen e rreshterit të Njësisë Speciale, Muhamed Lika, Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe personin e pestë.

Insajderi merr vesh se i arrestuari i pestë është Sulltan Bela, që është babi i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika, Rejhan Bela.

Lexo Edhe:

Sulltan Bela është lajmëruar mbrëmë duke u shprehur i shqetësuar me raportimin që po bëhet ndaj dy djemve të tij, dhe se ai dhe familja besojnë në pafajësinë e tyre.

“Jam jashtëzakonisht i tronditur nga disa gazetarë, analistë dhe individë që po marrin rolin e gjyqtarit apo të prokurorit,” ka thënë ai, duke shtuar se trajtimi i tillë është i padrejtë dhe i dëmshëm për të gjithë të përfshirët dhe për familjet e tyre.

“Ne, si familje, e dimë të vërtetën dhe presim lirimin e tyre. Le të dalë drejtësia në shesh. Kemi besim se e vërteta do të triumfojë dhe se çdo gjë do të zbardhet me kohë,” deklaroi ai.

Përveç Sulltan Belës, sot janë arrestuar edhe Fatjon Tusha, Ridvan Axhami, Elmedin Raka dhe Labinot Murati.

Ata po dyshohen për përfshirje në vepra penale që lidhen me terrorizëm.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarve po zhvillohen hetime për vepra si: “Rekrutim për qëllime terroriste”, “Pjesëmarrje në grupe terroriste”, si dhe “Vrasje e rëndë” në lidhje me vrasjen e rreshterit Lika.