string(86) "aksioni-ne-kacanik-raportohet-per-disa-te-arrestuar-per-vrasjen-e-policit-muhamed-lika"

Aksioni në Kaçanik, raportohet për disa të arrestuar për vrasjen e policit Muhamed Lika

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 10:00

Aksioni i madh i Policisë në Kaçanik ka rezultuar me disa të arrestuar.

Kështu raportojnë media të ndryshme.

Lexo Edhe:

Burime të televizionit Dukagjini bëjnë të ditur se të arrestuarit dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal që dyshohet se ka planifikuar dhe realizuar atentatin ndaj zyrtarit policor.

Informacionet e para tregojnë se vetë rreshteri Lika kishte qenë duke i hetuar aktivitetet e këtij grupi, çka dyshohet se mund të ketë çuar në ekzekutimin e tij.

Operacioni, i shtrirë në të gjitha pikat kyçe të qytetit të Kaçanikut, u realizua nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së Rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.