string(97) "aksioni-stop-droga-ne-shkolla-ferizaj-dy-te-mitur-kapen-me-arme-dhe-shufer-metalike-afer-shkolles"

Aksioni “Stop Droga në Shkolla”, Ferizaj: Dy të mitur kapen me armë dhe shufër metalike afër shkollës

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 18:48

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndërhyrë sot në orët e mesditës, pas një informate të pranuar lidhur me dy persona të dyshuar që mund të posedonin armë dhe mjete të rrezikshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku patrulla policore ka ndaluar dy të mitur me inicialet R.Xh. dhe N.H., si pjesë e planit operativ “Stop Droga në Shkolla”.

Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri R.Xh. është gjetur një armë zjarri, ndërsa tek N.H. një shufër metalike. Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm të rastit.

Lexo Edhe:

Sipas njoftimit të Policisë, me urdhër të prokurorit të shtetit për të mitur, R.Xh. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, pas së cilës është liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu, ndaj të miturit N.H. është përpiluar një shënim zyrtar dhe edhe ai është liruar, me rastin që do të trajtohet në mënyrë të rregullt nga organet kompetente.

Policia e Kosovës thekson se veprimtaria brenda planit “Stop Droga në Shkolla” do të vazhdojë, me qëllim të garantimit të sigurisë në ambientet shkollore dhe rreth tyre.