Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me një mesazh i cili po shpërndahet në rrjetin social WhatsApp.
AKSK njofton se në mesazhin që po shpërndahet në rrjetin WhatsApp kërkohet që të votohet në një sondazh.
“Kujdes mesazhet phishing janë duke u shpërndarë në rrjeti WhatsApp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, njofton AKSK.