Vladimir Putin ka mbajtur sonte një fjalim para anëtarëve të Forumit Ndërkombëtar të Arktikut.
Ai në fillim të fjalimit të tij bëri komente intriguese mbi deklaratat e Donald Trump për marrjen e Grenlandës, raporton Sky News.
Presidenti rus tha se këto ambicie nuk janë befasi dhe duhen marrë seriozisht.
“Do të ishte një gabim i madh të mendosh se kjo është vetëm një histori e çuditshme e administratës së re amerikane, sepse nuk është kështu”, tha Putin.
Ai shtoi se plane të ngjashme u paraqitën për herë të parë nga Uashingtoni në vitet 1860, por propozimi për të aneksuar Grenlandën dhe Islandën u refuzua nga Kongresi në atë kohë.
“Këto plane kanë rrënjë të thella historike dhe është e qartë se SHBA do të vazhdojë të promovojë interesat e saj gjeopolitike, ushtarake dhe ekonomike në Arktik,” shtoi ai.
Sa i përket Grenlandës, Putin beson se është një çështje që ka të bëjë me dy vende dhe nuk ka të bëjë me Rusinë.
“Ne jemi të shqetësuar për faktin se vendet e NATO-s po e njohin gjithnjë e më shumë Veriun e Largët si një kështjellë për konflikte të mundshme”, shtoi presidenti rus.
Putin deklaroi se Rusia do të mbrojë interesat e saj dhe se do të shtojë numrin e personelit ushtarak në Arktik.
“Ne jemi të shqetësuar për faktin se vendet e NATO-s po e njohin gjithnjë e më shumë Veriun e Largët si një kështjellë për konflikte të mundshme. Rusia do t’i përgjigjet përfshirjes së Finlandës e Suedisë në aktivitetet e NATO-s”, tha ai.
Kujtomë, lideri rus po kërkon të intensifikojë tregtinë përmes Rrugës së Detit të Veriut përmes ujërave të Arktikut, ndërsa vendi i tij po ridrejton tregtinë drejt Azisë dhe larg Evropës për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë për luftën që ajo filloi.
Fluksi i mallrave përmes Rrugës së Detit Verior është dhjetëfishuar në dekadën e fundit, duke arritur në 38 milionë tonë dhe planifikohet të rritet në mbi 100 milionë tonë deri 2030.