string(84) "aktorja-heather-graham-habit-me-deklaraten-e-saj-jam-e-lumtur-qe-nuk-kam-bere-femije"

Aktorja Heather Graham habit me deklaratën e saj: Jam e lumtur që nuk kam bërë fëmijë

Yjet

Gazeta Express

29/04/2025 19:45

Aktorja e njohur Heather Graham, 55 vjeç, ka folur hapur për zgjedhjen e saj për të mos pasur fëmijë, gjatë një interviste të fundit për The Guardian.

E njohur për rolet e saj në filma si Boogie Nights dhe marrëdhëniet e dikurshme me Heath Ledger dhe James Woods, Graham ajo ndau mendimeet e saj mbi amësinë dhe presionet shoqërore që e shoqërojnë atë.

Lexo Edhe:

“Kam pasur momente kur jam pyetur si do të ishte jeta nëse do të kisha një fëmijë,” u shpreh ajo.

“Por 80% të kohës ndiej një ndjenjë lirie dhe jam e lumtur me zgjedhjen që kam bërë. Vetëm 20% të kohës më vjen kurioziteti për atë jetë alternative.”

Aktorja theksoi se është inkurajuese që sot më shumë gra po ndihen të lira të flasin hapur për dëshirën për të mos ndjekur modelin tradicional për tu bërë nëna.

Shoqëria të thotë: ‘Duhet të kesh fëmijë-Por pse? Nëse nuk po i përmbush dëshirat e të tjerëve, atëherë çfarë dëshiron vërtet ti?”