“Alarm” nga Turqia për Interin, Galatasaray në Milano për Çalhanoglun - Gazeta Express
string(66) "alarm-nga-turqia-per-interin-galatasaray-ne-milano-per-calhanoglun"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 13:08

“Alarm” nga Turqia për Interin, Galatasaray në Milano për Çalhanoglun

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 13:08

Zërat e tregut rreth Hakan Çalhanoğlu po shtohen dhe këtë herë vijnë drejtpërdrejt nga Turqia.

Sipas raportimeve të mediave italiane, zëvendëspresidenti i Galatasarayt ndodhet aktualisht në Milano, duke i rritur spekulimet për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e Interit, përcjell “Gazeta Express”.

Prania e drejtuesit të lartë të klubit turk në qytetin lombard shihet si një sinjal i qartë i interesimit konkret të Galatasarayt për yllin turk të Zikaltërve, i cili prej kohësh konsiderohet si një nga liderët e Interit në mesfushë.

Megjithatë, deri në këto momente “Nerazzurri” nuk e kanë marrë asnjë ofertë zyrtare për Çalhanoğlun.

Klubi italian e vlerëson shumë lojtarin dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej pikave kyçe të skuadrës, përveçse për një ofertë shumë të lartë.

Sipas burimeve pranë Interit, vizita e zv/presidentit të Galatasarayt mund të lidhet edhe me emra të tjerë, por Çalhanoğlu mbetet objektivi kryesor, sidomos për vlerën e tij sportive dhe ndikimin që e ka në Kombëtaren turke.

Në ditët në vijim pritet të kuptohet nëse kjo lëvizje do të mbetet vetëm në nivel interesimi apo nëse Galatasaray do të kalojë në hapa konkretë me një ofertë zyrtare për Interin, në një treg që po bëhet gjithnjë e më i nxehtë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement