Pavarësisht përplasjeve publike Presidencë – Qeveri ditëve të fundit, por edhe marrëdhëniet jo të mira ndëmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kryetari i Gjilanit i mban në zyrën e tij fotografitë e të dyve.
Në një video të publikuar para dy ditësh ku po fliste për ndihmën që thoshte se po ua jepte qeverisja e tij atje ndërmarrësve të rinj, prapa Alban Hysenit shihen fotografitë e dy krerëve të shtetit.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovë, por Hyseni duket se ia ka bërë obligim vetes edhe mbajtjen e fotografisë së kryeministrit në detyrë Kurti, shefit të tij në parti.