Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka deklaruar se LDK mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve dhe interesave të qytetarëve, duke theksuar se sulmet ndaj partisë vetëm e dëshmojnë rolin e saj kyç në politikën e vendit.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Zogaj ka theksuar se vendimet e LDK-së i përcakton vetëm elektorati i saj, duke mohuar çdo ndikim nga pushteti apo palë të tjera politike.
“LDK është dhe mbetet parti e institucioneve, e ligjit dhe e qytetarëve. Sulmet nga të gjitha anët vetëm e vërtetojnë se jemi faktori kyç në politikën e Kosovës! Askush pos elektoratit të LDK nuk determinon vendimet tona. As pushteti, as kampet tjera. Nuk hymë në pazare politike dhe nuk marrim vendime për kalkulime afatshkurtra. Ne jemi këtu për Kosovën dhe qytetarët e saj. LDK s’është dorë e zgjatur e askujt dhe as nuk do të jetë,” ka shkruar Zogaj.