string(62) "albin-kurti-flet-per-situaten-e-krijuar-ne-futbollin-e-kosoves"

Albin Kurti flet për situatën e krijuar në futbollin e Kosovës

Futboll

Gazeta Express

24/03/2022 22:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe rreth situatës së krijuar në futbollin e Kosovës.

Kuvendi zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës i thirrur më 6 prill nga shumëkush po konsiderohet i jashtëligjshëm, ndërsa kryetari aktual u certifikua si kandidati i vetëm në garë.

Lexo Edhe:

Kurti tha se Komisionet përkatëse duhet ta vendosin legjitimitetin e procesit.

“Unë besoj që Komisionet përkatëse le ta vendosin ligjimitetin e procesit – por në shoqërinë tonë më së shumti më dhembin kur krijohen këto grupacionet të cilët kritikën e shndërrojnë në kundërshtim, kundërshtimin e shndërrojnë në armiqësi dhe gjithë kjo në llogari të tërësisë. Pra synimi im si Kryeministër dhe subjektit më të madh politik në Kosovë, është që kritikat tona të mos i shndërrojmë në armiqësi dhe në anën tjetër, të dëshmojmë që është e mundshme edhe të ruhet uniteti edhe të zhvillohet kritika – sepse kur po na duhet të zgjedhim midis kritikës dhe unitetit, aty përparim nuk ka”, tha Kurti në “Desku”.

Kujtojmë se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit deklaroi se e konsideron të jashtëligjshëm mbajtjen e kuvendit zgjedhor të FFK-së më 6 prill