string(121) "albulena-duhet-te-terhiqet-vete-nuk-e-duan-bujar-dugolli-thote-se-emri-i-saj-nuk-duhet-te-behet-pengese-per-institucionet"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 21:21

“Albulena duhet të tërhiqet vetë – nuk e duan”, Bujar Dugolli thotë se emri i saj nuk duhet të bëhet pengesë për institucionet

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 21:21

Profesori Bujar Dugolli deklaroi në Pressing në T7 se një nga zgjidhjet për zhbllokimin e Kuvendit është “tërheqja e Albulena Haxhiut” në mënyrë vullnetare si kandidate për postin e Kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Ai tha në Pressing në T7 se nëse nuk zgjidhet për 8 herë radhazi, Haxhiu duhet ta kuptojë se nuk e duan dhe të tërhiqet.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj që kandidatja Albulena Haxhiu, vetë, pa pas nevojë partia duhet të tërhiqet për faktin se ajo përbërje e Kuvendit nuk e dëshiron dhe tash kur të bëhet deri në 8 herë është fakt i mjaftueshëm për të kuptu që një përbërje e legjislativit nuk e don një grua të jetë kryetare e Kuvendit siç është Albulena Haxhiu, nuk e dojnë as Donika Gërvallën”, tha Dugolli.

Pastaj panelistët i thanë Dugollit se nuk bëhet fjalë për “çështje gjinore”.

Ndërsa, Dugolli vijoi se emri i Albulena Haxhiut nuk duhet bërë pengesë e ndërtimit të institucioneve dhe të shkojë “në pakufi ky ping-pong politik dhe duke e dëmtu edhe atë kandidate”, tha Dugolli për bllokimin e Kuvendit.