string(85) "albulena-po-ofendohet-ne-baza-gjinore-arjeta-fejza-e-vv-se-i-del-krah-bashkepartiakes"

“Albulena po ofendohet në baza gjinore”, Arjeta Fejza e VV-së i del krah bashkëpartiakes

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 10:04

Deputetja nga radhët e VV Arijeta Fejza, ka thënë se është e papranueshme gjuha e cila po përdoret kundër deputetës së partisë së saj për kryetare të Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu.

“Është e papranueshme gjuha e cila është përdorur kundrejt kandidatës sonë Albulena Haxhiut. Këto ditë kemi parë jashtëzakonisht shumë ofendime, të cilat kanë pasur bazë gjinore. Fakti që një ofendimi ia vendosim mrapa argumentin politik, nuk e bënë politikë. Përkundrazi ai vazhdon të mbetet një ofendim. Në mungesë të kritikave të njëmendëta ka pasur sulme mbi baza personale e private, me elemente të theksuara seksiste, mizogjene. Këta burra që po ofendojnë çdo ditë kanë probleme, përfaqësojnë një mentalitet thellësisht patrialkal. Po e kontaminojnë opinionin publik. Kjo është një situatë e cila nuk është thjeshtë një luftë kundrejt Albulena Haxhiut,  por kundër të gjitha grave që në të ardhmen synojnë pozicione të rëndësishme shtetërore”, tha ajo.

Lexo Edhe: