Futbollistja nga Kosova, Alketa Rama, ka arritur të triumfojë në Kupën e Zvicrës me ekipin e saj, Zurich.
Në finalen e zhvilluar të shtunën, Zurichu mposhti Baselin me rezultatin minimal 1:0. Alketa, e cila ende po rikuperohet nga një lëndim, u aktivizua në minutën e 88-të të takimit.
Ajo është vajza e Milaim Ramës, i cili ishte shqiptari i parë që ka përfaqësuar Zvicrën në futboll.
Në anën tjetër, për skuadrën e Baselit në këtë finale luajti Qëndresa Krasniqi.