string(100) "ambasada-amerikane-per-diplomimin-e-344-rekruteve-te-fsk-se-krenare-qe-festojme-kete-moment-historik"

Ambasada amerikane për diplomimin e 344 rekrutëve të FSK-së: Krenarë që festojmë këtë moment historik

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 16:08

344 rekrutë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan në një ceremoni që u mbajt në Komunën e Ferizajt.

Atasheu i Mbrojtjes, Kolonel Berg, nga ambasada amerikane mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Ambasada tha se është krenare që po e feston këtë moment historik bashkë me Kosovën.

“Jemi krenarë që festojmë këtë moment historik të rëndësishëm së bashku, përkushtimi, disiplina dhe përkushtimi juaj për shërbim shënojnë fillimin e një rrugëtimi fisnik në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta demokratike”./Express/