Ambasadori gjerman në Kosovë, i tronditur nga rasti i futbollistit serb Ivic - Gazeta Express
string(75) "ambasadori-gjerman-ne-kosove-i-tronditur-nga-rasti-i-futbollistit-serb-ivic"

Gazeta Express

22/02/2020 16:43

Ambasadori gjerman në Kosovë, i tronditur nga rasti i futbollistit serb Ivic

Gazeta Express

22/02/2020 16:43

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reguar i befasuar ndaj rastit të futbollistit serb Ilija Ivic, të cilit iu larguan prindërit nga puna si hakmarrje nga Komuna e Graçanicës pasi që ai pranoi të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Ilija Ivic ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll dhe si pasojë prindërit e të riut janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës, transmeton Gazeta Express.

Ditë më parë, Ivic tregoi se te Flamurtari është pritur mirë dhe ndihet si në shtëpi, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja U19 e Kosovës.

Por pranimi i kësaj ftese kanë bërë që qarqe të caktuara t’i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe që i janë larguar prindërit nga puna që po punonin në Graçanicë.

 “Kjo është tronditëse! Futbolli ka të bëjë me respektin, i kalon kufijtë, është integrim, është thjesht ta shijosh të qenët me njëri-tjetrin. Kjo është edhe fryma me të cilin Federata e Gjermanisë e mbështet Federatën e Kosovës”, ka shkruar ambasadori Heldt.

“Idealet e këtij sporti duket se nuk i ndajmë me disa njerëz”.

Për këtë akt të serbëve ka reaguar ashpër edhe Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement