Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë “Non-paper” i publikuar nga “Koha Ditore” është “fake news”, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde ka thënë se mund të ketë dokument, por se nuk është francezo-gjerman, derisa ka shtuar se e përkrahin dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak.
“E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, sic e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter./Gazeta Express
The so called “German-French non paper” published by Koha Ditore is fake news! There might be a paper but it’s for sure not a German-French one. Our full support is for the EU-led dialogue led by EUSR @MiroslavLajcak as German FM Maas again underlined last Thursday in Pristina
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 27, 2021
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...