string(121) "ambasadori-i-be-ne-tirane-takohet-me-ministrin-e-brendshem-sundimi-i-ligjit-thelbesor-per-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be"

Ambasadori i BE në Tiranë takohet me ministrin e Brendshëm: Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2024 20:41

Ambasadori i Bashkimit Evropianë në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Brendshëm, Ervin Hoxha.

 Sundimi i ligjit është themelor për procesin e anëtarësimit në BE, ishte një nga parimet që i bashkoi.

Lexo Edhe:

Gjithashtu ata folën për partneritetin e ngushtë për çështje me rëndësi si roli i policisë, ripërdorimi i aseteve të konfiskuara, migracioni dhe përafrimi i vizave.

“Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për agjencitë e zbatimit të ligjit”, tha ambasadori Gonzato në një postim në rrjetet sociale.