Ambasadori Kiçmari i vizitoi kampionet olimpike - Gazeta Express
string(47) "ambasadori-kicmari-i-vizitoi-kampionet-olimpike"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2023 14:28

Ambasadori Kiçmari i vizitoi kampionet olimpike

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2023 14:28

Kampionet olimpike të Kosovës e pritën një mysafir special sot.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, i ka vizituar fitueset e medaljeve të arta olimpike, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, që ishin të shoqëruara nga trajneri i tyre i suksesshëm, Driton Kuka, shkruan “Gazeta Express”.

Federata e Xhudos së Kosovës e ka vlerësuar vizitën e ambasadorit, të cilin e falënderuan për përkrahje gjatë qëndrimit të ekipit kosovar në Japoni.

Nga ana e tij, ambasadori Kiçmari solli përshëndetje nga Japonia, vend ky ku është lindur sporti i xhudos. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement