Amber Heard tash duhet t'ia paguaj këtë shumë të majme Johhny Depp'it - Gazeta Express
string(67) "amber-heard-tash-duhet-tia-paguaj-kete-shume-te-majme-johhny-deppit"

Yjet

Gazeta Express

01/06/2022 22:28

Amber Heard tash duhet t’ia paguaj këtë shumë të majme Johhny Depp’it

Yjet

Gazeta Express

01/06/2022 22:28

Heard është kompensuar me 2 milionë dollarë dëmshpërblim nga 100 milionë dollarë sa kërkonte në kundër padinë e saj kundër ish burrit të saj.

Ajo ka fituar zero dollarë në dëmshpërblime shtesë.

Pavarësisht se juria e dëmshpërbleu Depp me 15 milionë dollarë, gjyqtarja e uli dëmin ndëshkues në maksimum 350 000 dollarë. Johnny tani do të marrë në total 10 350 000 dollarë.

Depp nuk ishte prezent në Gjykatën e Qarkut të Fairfax të mërkurën pasi që ai është në Britani në një turne me kitarë me legjendën Jeff Beck – një burim tha se “kjo ishte një kontratë e nënshkruar më parë dhe ai u detyrua ta respektonte”.

Megjithatë, Heard ishte në gjykatë. Pasi u lexua verdikti ishte Heard që bëri një përqafim me avokatët e saj dhe më pas doli nga salla e gjyqit.

Ekipi ligjor i Depp u ndien fitimtar pas këtij verdikti. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement