Amerika dërgon miliona të tjera në Kiev, Putin njofton rifillimin e prodhimit të raketave bërthamore - Gazeta Express
string(99) "amerika-dergon-miliona-te-tjera-ne-kiev-putin-njofton-rifillimin-e-prodhimit-te-raketave-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 18:09

Amerika dërgon miliona të tjera në Kiev, Putin njofton rifillimin e prodhimit të raketave bërthamore

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 18:09

Rusia po rifillon prodhimin e raketave me aftësi bërthamore dhe rreze të mesme. Këtë e konfirmon vetë presidenti Vladimir Putin, pa saktësuar se për çfarë po mendon që t’i përdorë ato.

“Në çdo rast, ne duhet të reagojmë dhe të marrim vendime se çfarë duhet të bëjmë më pas në këtë fushë. Me sa duket, ne duhet të fillojmë prodhimin e këtyre sistemeve të goditjes dhe më pas, bazuar në situatën aktuale, të marrim vendime se ku – nëse është e nevojshme për të garantuar sigurinë tonë – do t’i vendosim ato.”

Lexo Edhe:

Ai shtoi se kjo vjen në kundërpërgjigje ndaj rritjes së prodhimit të armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo garë vjen pas braktisjes së paktit për armët bërthamore nga ana e Uashingtonit dhe Moskës, në mes të konfliktit në Ukrainë.

Sakaq, në drejtim të Kievit SHBA-të vazhdojnë që të vërshojnë miliona dollarë ndihma për të fuqizuar mbrojtjen dhe rezistencën ukrainase. Paketa e re prej 150 milionë dollarësh përfshinë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione artilerie 155 milimetra.

Ushtria e Putini ka vazhduar me sulmet masive, madje edhe ndaj strukturave të civilëve. Një raketë ruse shënjestroi një pallat 9-katësh në Dnipro, duke vrarë 1 persona dhe plagosur dhjetra të tjerë, mes të cilëve dhe fëmijë.

Nga ana tjetër, edhe Moska akuzon Ukrainën se ka sulmuar me dron një fshat në rajonin rus të Kursk, duke vrarë 5 civilë, mes tyre dhe 2 fëmijë. Por ka pasur dhe shenja të mira nga palët, me lirimin e 10 personave, të gjithë civilë, nga ana e autoriteteve ruse në duart e ukrainasve.