Amir Rrahmani pëson lëndim në ndeshjen ndaj Sassuolos - Gazeta Express
string(53) "amir-rrahmani-peson-lendim-ne-ndeshjen-ndaj-sassuolos"

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 20:11

Amir Rrahmani pëson lëndim në ndeshjen ndaj Sassuolos

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 20:11

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka pësuar një lëndim gjatë përballjes kundër Sassuolos, duke ngritur shqetësime serioze në kampin e skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte.

Rrahmani ishte titullar si zakonisht dhe po zhvillonte një paraqitje solide në repartin defensiv, por në minutën e 67-të u detyrua të lëshojë fushën për shkak të një problemi muskulor.

Futbollisti u pa duke mbajtur pjesën e pasme të këmbës, çka lë të dyshohet për një dëmtim muskulor, megjithatë diagnoza e saktë ende nuk është konfirmuar.

Mbrojtësi kosovar pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore brenda orëve në vijim, të cilat do të përcaktojnë shkallën e lëndimit dhe kohën e mungesës nga fushat.

Një mungesë e mundshme e Rrahmanit do të përbënte një goditje të madhe për Conten, pasi ai konsiderohet një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes dhe një lider në fushë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement