AMP pezullon nga detyra policin 27 vjeçar në Kukës - Gazeta Express
string(50) "amp-pezullon-nga-detyra-policin-27-vjecar-ne-kukes"

AMP pezullon nga detyra policin 27 vjeçar në Kukës

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2024 19:35

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra oficerin e policisë së Kukësit.

Oficeri me iniciale K.K 27-vjeç akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se i riu duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona të ndryshëm, me qëllim që të mos gjobiteshin apo të kalonin pa u kontrolluar nga policia.Ndaj tij është vendosur masa e pezullimit nga detyra nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila u ekzekutua sot nga AMP.“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë K. K., 27 vjeç, me detyrë trup shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.