Analisti i referimit: Goli i Pulisicit duhej të qëndronte, Sassuolos iu mohua një penallti - Gazeta Express
string(88) "analisti-i-referimit-goli-i-pulisicit-duhej-te-qendronte-sassuolos-iu-mohua-nje-penallti"

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 16:04

Analisti i referimit: Goli i Pulisicit duhej të qëndronte, Sassuolos iu mohua një penallti

Futboll

Gazeta Express

14/12/2025 16:04

Analisti i referimit në “DAZN”, Luca Marelli, pretendon se goli i Christian Pulisic për Milanin kundër Sassuolos nuk duhej të ishte anuluar, por se mysafirët e meritonin një penallti për një faull të Strahinja Pavlović.

Barazimi 2-2 i Milanit në shtëpi ndaj Sassuolos e vuri gjyqtarin Valerio Crezzini në qendër të vëmendjes, teksa ai u përball me disa situata të ndërlikuara dhe vendimet e tij u kritikuan nga mediat italiane.

Reprezentuesit të SHBA-së, Pulisic, iu anulua një gol në pjesën e dytë, në momentin kur Milani po kryesonte 2-1.

Amerikani e dërgoi topin në rrjetë të zbrazët pasi Arijanet Muric devijoi me dorë një goditje me kokë të Pavlović nga afër.

Megjithatë, gjyqtari kishte sinjalizuar një shtyrje nga Ruben Loftus-Cheek në ndërtimin e aksionit, pikërisht pas Pavlović.

“Është një vlerësim në fushë, sepse ka pasur kontakt. Loftus-Cheek vendos duart, por unë nuk shoh ndonjë shtyrje,” tha analisti i referimit i “DAZN”, Luca Marelli (për “Calciomercato.com”).

“Crezzini mezi e fishkëlleu. Ky kontakt është nën prag; nuk ka një shtyrje të vërtetë. Ky gol nuk duhej të ishte anuluar”, shtoi ai.

Marelli vuri re edhe një tjetër gabim të arbitrit të ndeshjes Milan – Sassuolo, duke pretenduar se mysafirët duhej të kishin përfituar një penallti për një faull të Pavlović në minutat e fundit, kur rezultati ishte 2-2.

“Pavlovic nuk e preku topin, por me këmbën e djathtë goditi këmbën e majtë të Cheddiras. VAR-i ishte shumë i nxituar. Ishte penallti dhe VAR duhej të kishte ndërhyrë,” tha Marelli.

Milani mbetet kryesues i Serie A me 32 pikë, por mund të kalohet nga Napoli nëse Partenopeit fitojnë sot në transfertë ndaj Udineses./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement