string(64) "ancelotti-pas-humbjes-nga-barca-ishim-me-te-mire-se-kundershtari"

Sport

Gazeta Express

27/04/2025 9:21

Ancelotti pas humbjes nga Barça: Ishim më të mirë se kundërshtari

Sport

Gazeta Express

27/04/2025 9:21

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas humbjes nga Barcelona në finalen e Copa del Rey.

Në një ndeshje spektakolare, “Los Blancos” u mposhtën me rezultat 3-2, pas extra-time.

Lexo Edhe:

Ancelotti pas ndeshjes tha se ishin më të mirë se kundërshtarët dhe se nuk ka asgjë për ti fajësuar për humbjen pasi ata dhanë gjithçka për ta fituar këtë trofe.

 “Ishte një ndeshje e mirë dhe ne konkurruam mirë. Pjesa e parë ishte më e komplikuar, por ne ishim më mirë në të dytën. E kishim lojën nën kontroll, ata lanë një top pas nesh për golin e dytë dhe ndeshja u bë më e komplikuar. Nëse do të kishim fituar, nuk do të ishte një skandal, sepse ne ishim më të mirë se kundërshtarët tanë në pjesën e dytë.

Ne u mbrojtëm mirë, pa kërkuar të thyejmë presionin në fillim. Nuk ishte e lehtë sepse kur ata kanë energji, ata shtypin shumë mirë. Kur ata e lehtësuan presionin, ne e kontrolluam topin më mirë dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë.


Jam i lënduar që nuk arritëm të ngrinim Kupën, nuk ka asgjë për të fajësuar sepse dhamë gjithçka.”, deklaroi Ancelottti në konferencën për media.