Ani pse doli i dyti në baterinë e vet, Adell Shabovic nuk arrin kualifikimin në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(91) "ani-pse-doli-i-dyti-ne-baterine-e-vet-adell-shabovic-nuk-arrin-kualifikimin-ne-gjysmefinale"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2024 12:14

Ani pse doli i dyti në baterinë e vet, Adell Shabovic nuk arrin kualifikimin në gjysmëfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

30/07/2024 12:14

Notari i cili po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Adell Shabovic ka bërë paraqitje fantastike në garën e tij në not.

Falë kësaj paraqitje, Shabovic ka arritur të dal i dyti në garën 100 metra stil i lirë.

Pozitën e parë e ka zënë Al Saaraj. Pra në vendin e dytë doli garuesi i Kosovës, i cili përshkoi 100 metra për 51.77 sekonda.

Por, edhe përkundër se përfundoi i dyti në baterinë e tij, ai nuk arriti ta sigurojë gjysmëfinalen.

Në përgjithësi, u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë. Koha e tij e sotme është rekord shtetëror./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement