string(58) "anija-qe-barte-mjete-ushtarake-per-kosoven-arrin-ne-durres"

Anija që bartë mjete ushtarake për Kosovën, arrin në Durrës

Gazeta Express

07/03/2023 23:54

Sot porti i Durrësit ka mirëpritur anijen ushtarake italiane “San Marco”.  

Anija logjistike luftarake, e gjatë 136 metra dhe e gjerë 26, mund të mbajë edhe mjete fluturuese, kryesisht helikopterë, si dhe të paktën 350 ushtarë.

Lexo Edhe:

Anija i përket klasit San Giorgio, e përbërë nga 3 anije,  “San Giorgio”, “San Marco” dhe “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Anija në fjalë po mbante disa mjete ushtarake të KFOR që kanë si destinacion final Kosovën.

Video KËTU.