string(67) "arbana-osmani-publikon-foto-nga-shtepia-e-big-brother-vip-albania-2"

Arbana Osmani publikon foto nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2

Rozë

Gazeta Express

18/11/2022 6:56

Ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip Albania 2”.

Së fundmi moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram-in e saj. Arbana ndau një foto ku shihet një ambient ku po zhvillohen punime, pa e treguar se për çfarë bëhet fjalë duke jua lënë në dorë kështu ndjekësve të saj.

Lexo Edhe:

Megjithatë, fotoja mund të jetë shkrepur edhe në ambientet e shtëpisë së “BBV2”, i cili pritet të nisë së shpejti.

Moderatorja Arbana Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-showt “Big Brother Vip”

“Big Brother VIP do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”, u përgjigj Arbana Osmani në premierën e filmit “Sofia”, pa dhënë më shumë detaje.