Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, në kuadër të një hetimi që po zhvillohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas informacionit të disponuar, pyetja ka ndodhur tre javë më parë.
Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga përfaqësuesi dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Këlliçi ka denoncuar veprimet e Maznikut, duke e akuzuar atë për shpërdorim të detyrës, një akuza që është hetuar më tej nga autoritetet.Hetimi vazhdon dhe nuk ka ende një vendim të prerë mbi këtë çështje.