string(87) "arbnor-morina-kujton-kohen-sa-ishte-te-gjilani-e-drita-sillnim-gazetare-edhe-nga-londra"

Arbnor Morina kujton kohën sa ishte te Gjilani e Drita: Sillnim gazetarë edhe nga Londra

Sport

Gazeta Express

20/04/2025 22:13

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Arbnor Morina ka folur rreth shikuesve në tribuna në ndeshjet e Superligës.

Gjatë diskutimit në studio, u tha nga Fahredin Duraku se është gjynah që Drita po shpallet kampione e ka vetëm 200 shikues në stadium.

Lexo Edhe:

Morina iu kundërpërgjigj duke i thënë se kjo ka ndodhur shkaku i stadiumit, që ende nuk ka përfunduar dhe kujtoi raste të ndryshme sa ishte trajner i dy klubeve respektive, Drita e Gjilani.

“Sa isha unë trajner atje, kemi arritur që të sjellim gazetarë edhe nga Londra që me shkrimet e tyre fusnin derbin në dhjetë më të mirët në Europën Juglindore. Nuk u dukej e besueshme që 7 mijë persona hynin nga një derë”, tha ai./GazetaExpress/