Ardian Krasniqi ka triumfuar ndaj boksierit nga Argjentina, Diego Ramirez.
Nipi i Luanit, Ardian Krasniqi fitoi me nokaut në raundin e 4-të, shkruan “Gazeta Express”.
Diego Ramirez nuk i përballoi goditjeve të Krasniqit dhe u gjend i dorëzuar, ndërsa Ardian Krasniqi me këtë fitore i hap rrugë vetës që të boksojë për titujt e kampionit të Botës.
Ky meç u mbajt në Stuttgart të Gjermanisë, dhe u zhvillua në kuadër të peshave gjysmë të rënda të “ËBO International”.
Meçi i rëndësishëm i Krasniqit u transmetua në Televizionin “T7”./GazetaExpress/