Arlind Sadiku nga Gjermania: Atmosferë fantastike tek Shqipëria - Gazeta Express
string(61) "arlind-sadiku-nga-gjermani-atmosfere-fantastike-tek-shqiperia"

Sport

Gazeta Express

14/06/2024 0:07

Arlind Sadiku nga Gjermania: Atmosferë fantastike tek Shqipëria

Sport

Gazeta Express

14/06/2024 0:07

Emisioni “Favoriti i Europianit” nis sonte maratonën, e cila do të ju përcjellë në shtëpitë tuaja për një muaj rresht.

E në emisionin e sotëm, nga Gjermania, ekskluzivisht foli edhe Arlind Sadiku, drejtor i futbollit në “ArtMotion”.

Ai ishte i pranishëm në kampin stërvitor të Shqipërisë në Kaiserau, duke thënë se atmosfera ishte fantastike.

“Atmosferë fantastike dhe e relaksuar. Kombëtarja shqiptare ka arritur e para në Gjermani, lojtarët po njihen mirë me njëri-tjetrin, po tregohen optimist të gjithë para ndeshjes me Italinë”, tha ai.  

Tutje, ai foli pak edhe për situatën e grupit.

“Jemi në një grup të vdekjes, këto kombëtare janë më të mirat, andaj po kërkojmë të kalojmë tutje, krejt kjo tu besu në cilësinë e Shqipërisë”, përfundoi ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement