Armand Duka flet për “Tifozat Kuq e Zi”: I kemi prishur raportet kohëve të fundit - Gazeta Express
string(78) "armand-duka-flet-per-tifozat-kuq-e-zi-i-kemi-prishur-raportet-koheve-te-fundit"

Futboll

Gazeta Express

29/12/2025 20:45

Armand Duka flet për “Tifozat Kuq e Zi”: I kemi prishur raportet kohëve të fundit

Futboll

Gazeta Express

29/12/2025 20:45

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur rreth raportit me “Tifozat Kuq e Zi”.

I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arban Osmanit, i pari i FSHF-së pranoi se raportet Federatë-tifozë janë prishur, shkruan “Gazeta Express”.

“I kemi prishur pak marrëdhëniet kohët e fundit me ‘Tifozat Kuq e Zi’, për arsye të pranisë së tyre në stadium. Kjo nuk ka të bëjë në marrëdhënien personale.”

“Ka disa rregulla që ne duhet t’i respektojmë. Ne e vlerësojmë mbështetjen dhe kontributin e çdo tifozi që vjen në stadium.”

“Por ne dëshirojmë një nivel dhe një ambient më të kulturuar në stadium”, deklaroi Duka./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement