Sonte në Emisionin Sportiv “Favorit” – që nis nga ora 21:30 në T7 – do të mund ta ndiqni një intervistë ekskluzive me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zëvendës-presidentin e UEFA-s, të cilit moderatorja e emisionit, Arbëri Gashi-Xhemajli i ka bërë pyetje që janë në interesin e publikut.
Kjo është intervista e parë e gjatë e Armand Dukës për një media nga Kosova, aty ku ka folur për shumë tema që kanë shkaktuar debate mes FSHF-së dhe FFK-së.
Çka ndodhi me flamurin e Republikës së Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd?
A u hoq apo nuk u hoq flamuri nga Kongresi?
A kishte betejë insistimesh mes FFK-së dhe Federatës Serbe rreth heqjes apo mos-heqjes së flamurit dhe ku ishte UEFA në këtë mes?
A kishte reagime nga Agim Ademi?
Çka thotë Armand Duka për videon e Agim Ademit me flamur të Kosovës në Beograd një ditë para Kongresit?
A është dashur ta lëshojë Kongresin delegacioni i FFK-së?
Çfarë komenti befasues ka Duka për rastin e Etnik Brrutit?
A i është kërkuar nga Agim Ademi ndonjëherë që Shqipëria të mos marrë lojtarë nga Kosova?
Cili është mesazhi i qartë i tij për lojtarët nga Kosova?
A kishte marrëveshje rreth këtyre lojtarëve mes Dukës dhe presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri?
Cilin lojtarë të Kosovës e lakmon për Kombëtaren Shqiptare, e cili e mërzitë kur e di që e lëshoi nga duart?
Si e komenton Duka letrën dërguar Federatës Serbe për KF Tërnocin e maltretuar nga Policia Serbe dhe a e ka lajmëruar UEFA-n?
Cili është mesazhi i Dukës për tifozët që po protestojnë për biletat?
A i ka treguar Serbia FSHF-së se në cilin stadium do ta pres Kombëtaren Shqiptare?
A ka hequr dorë FSHF-ja nga kënga e famshme “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës dhe a do ta lëshojë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares?
A e ka përkrahur shteti shqiptar FSHF-në për ta organizuar bashkë me Serbinë “Euro2027” për U21.
Më i mirë Broja apo Zhegrova, Messi apo Ronaldo, Pele apo Maradona?
Pas intervistës së Armand Dukës, “Favoriti” vazhdon në studio me një panel tjetër fantastik, duke folur për Superligën, Ligën e Parë dhe për në rast në Ligën e Dytë të futbollit kosovar./GazetaExpress/