Armend Buzuku mbyll vitin me tri fitore nga po aq meçe të zhvilluara - Gazeta Express
string(68) "armend-buzuku-mbyll-vitin-me-tri-fitore-nga-po-aq-mece-te-zhvilluara"

Sport

Gazeta Express

28/11/2023 17:26

Armend Buzuku mbyll vitin me tri fitore nga po aq meçe të zhvilluara

Sport

Gazeta Express

28/11/2023 17:26

Armend Buzuku e hapi mbrëmjen e boksit “The Show Must Go On IV”, të mbajtur në Berlin.

Boksieri nga Kosova triumfoi me shumë lehtësi në meçin ndaj Yannic Linaniye, shkruan Gazeta Express.

Buzuku fitoi me nok-aut që në raundin e parë.

Ekipi i 25-vjeçarit tani raportohet se po planifikojnë një revansh ndaj Adam Kolarik, i cili deri tani është i vetmi boksier që ka mposhtur Buzukun.

Boksieri i lindur në Gjermani debutoi në boksin profesionist në vitin 2021. Deri tash ka zhvilluar 7 meçe, teksa ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe një humbjeje.

Armend Buzuku synon tani të ngritët edhe më shumë. Ky vit për të ka qenë fantastik, pasi ka triumfuar në tri meçe të zhvilluara. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement