Liverpool është goditur nga një tjetër problem i rëndë në sulm, pasi Alexander Isak do të qëndrojë jashtë fushës për disa muaj për shkak të një frakture të këmbës.
Sulmuesi bashkohet me Conor Bradley dhe Cody Gakpo në dhomën e fizioterapisë, ndërsa mungesa e Mohamed Salah për shkak të AFCON ka thelluar krizën e skuadrës.
Trajneri Arne Slot ka bërë thirrje për mobilizim: “Është koha që lojtarët që kemi të bëjnë atë që kanë bërë kaq shumë herë dhe të zgjidhin punën me përkushtim. Lojtarët që janë në dispozicion duhet të japin gjithçka për ekipin dhe tifozët,” tha ai.
Megjithëse Isak do të mungojë për një periudhë të gjatë, Slot ka konfirmuar se Liverpool nuk do të bëjë shpenzime të mëdha në merkaton e janarit.
Pavarësisht problemet me lëndimet dhe formën e vjeshtës, Liverpool renditet i pesti në Premier League, vetëm dhjetë pikë larg vendit të parë, falë përmirësimit në mbrojtje dhe një doze fati.
Slot shtoi: “Përveç gjysmës së dytë ndaj Brighton, nuk kemi pësuar shumë shanse si më parë. Në dy ndeshjet e fundit kemi qenë më të barabartë me kundërshtarët dhe fitoret ishin të merituara.” /GazetaExpress