Vëllezërit Vitali dhe Wladimiir Klitschko po marrin mbështetje nga mbarë bota.
Ata po lavdërohen për trimërinë e tyre pasi vendosën t’i kapin armët dhe ta luftojnë agresorin rus, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën.

Ish-kampionët e botës janë të gatshëm për të luftuar në kryeqytetin, Kiev, teksa rusët janë afruar tej mase vendndodhjes së tyre.
Dhe në mbështetje të ukrainasve, e në veçanti të vëllezërve Klitschko ka dalë aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.
Vitali and Wladimir @Klitschko, I am thinking of you, my friends. You were my heroes in the ring and you’re my heroes now. https://t.co/hR5U5llTwS
— Arnold (@Schwarzenegger) February 25, 2022
“Jam duke menduar për ju, miqtë e mi. Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe jeni heronjtë e mi edhe tash”, ka shkruar aktori në “Twitter”.
Ai lutet që vëllezërve Klitschko të mos ju ndodhë më e keqja edhe pse ata kanë thënë se janë të gatshëm të vdesin për atdheun e tyre.
Ish-kampionët e botës i kanë lënë të gjitha privilegjet dhe pasurinë që e kanë, për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve të tyre, të cilët po luftohen padrejtësisht nga rusët. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...