string(109) "arrestimi-i-kater-serbeve-ne-gjakove-ish-ministri-i-mpb-se-institucioneve-u-duhet-kohe-per-ti-mbledhur-faktet"

Arrestimi i katër serbëve në Gjakovë, ish-ministri i MPB-së: Institucioneve u duhet kohë për t’i mbledhur faktet

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 17:43

Katër serb u arrestuan të shtunën në Gjakovë dhe të nesërmen kryeministri në detyrë Albin Kurti thirri një mbledhje të Këshillit të Sigurisë ku u diskutua edhe për këtë.

Bejtush Gashi, ish ministër i Punëve të Brendshme foli në Frontal në T7 për këtë rast. Ai përmendi sulmet e vazhdueshme të grupeve të ndryshme serbe kundrejt institucioneve vendore.

Lexo Edhe:

“Mbeshtetur në informacionet e marra sot, armatimi që është gjetë nuk paraqet drejtpërdrejt një rrezik të lartë të misionit për çka ata janë këtu. Nëse ata janë pjesë në aktivitetet që kanë të bëjnë me kërcënime, për me u faktu një konstatim i tillë institucioneve u duhet kohë për t’i mbledhë faktet” tha Gashi.

Gashi tha se tani informatat për këto skenare e sulme janë të çuditshme.

“Tash na informatat për këto po i marrim nga ministri e në fakt informatat e para duhet të merren nga Prokuroria”, tha ai.