Arrestohen 19 persona në festivalin në Maqedoni, policia gjeti drogë - Gazeta Express
string(67) "arrestohen-19-persona-ne-festivalin-ne-maqedoni-policia-gjeti-droge"

Ballina

Gazeta Express

01/07/2024 15:08

Arrestohen 19 persona në festivalin në Maqedoni, policia gjeti drogë

Ballina

Gazeta Express

01/07/2024 15:08

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për tri ditë, respektivisht gjatë kontrolleve më 29, 30 qershor dhe 1 korrik, ka arrestuar 19 persona në festivalin “Dojrani i Vjetër”, përcjell TV21. Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotike.

“Policët kanë privuar nga liria A.S. (29) nga Strumica, D.SH. (24) nga Gjevgjelia, J.R. (23) nga Shkupi dhe K.V. (24) nga Kumanova, A.A.(32) nga Strumica, D.A. (34) nga Shkupi, G.I. (46) nga Shkupi, J.B. (32) nga Gostivari, V.G. (18) nga Crniçani i Gjevgjelisë, T.P. (18) dhe K.C. (18), të dy nga Miravci i Gjevgjelisë, G.M. (47) bga Shkupi, F.I. (19) nga Udova, B.S. (23) nga Batinca, D.Z. (23) nga Shkupi, A.A. (30) nga Vallandova, N.A. (18) nga Shkupi, S.P, (20) nga Bashino, dhe një 17-vjeçar, shtetas i Turqisë”, shtojnë nga MPB.

Lexo Edhe: