Arrestohen 5 tifozë të Napolit në Liverpool, pas përleshjeve me policinë - Gazeta Express
string(71) "arrestohen-5-tifoze-te-napolit-ne-liverpool-pas-perleshjeve-me-policine"

Gazeta Express

28/11/2019 11:59

Arrestohen 5 tifozë të Napolit në Liverpool, pas përleshjeve me policinë

Gazeta Express

28/11/2019 11:59

Pesë përkrahës të Napolit janë arrestuar në Merseyside, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Liverpoolit, për shkak të përleshjeve me policinë vendore.

Policia britanike ka njoftuar se pesë tifozë u arrestuan para dhe gjatë ndeshjes së mes dy ekipeve të para në Grupin E në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Oficerët policorë në detyrë për ndeshjen LFC vs Napoli në CL i kanë arrestuar pesë tifozë të Napolit”, thuhet në njoftimin e policisë britanike.

Mediat britanike raportuan se tifozët e Napolit i kishin mbajtur në dorë si armë rripat e tyre, duke kërkuar telashe.

“Ata silleshin vërdallë afër tifozëve vendorë, me rripa jashtë dhe duke kërkuar telashe”, ka thënë një tifoz i Liverpoolit për mediat britanike. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement